Nga Shqipëria / E Hënë 2 Dhjetor 2019, 16:04

Bebe Rexha vendos të ndërtojë shtëpinë e familjes Musa, ata bëjnë veprimin prekës

Bebe Rexha ka mbërritur sot në Shqipëri dhe ka vizituar shtëpinë e familjes Musa. Me anë të postimeve në Instagram, Bebe ka bërë të ditur se shtëpia e parë që do ndërtojë do jetë e kësaj familjeje. Këngëtarja shoqërohej nga i ati, vajza e Ilir Metës, Bora, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. Bebe pa gjendjen e mjerueshme të familjes Musa dhe postoi disa video ku tregonte pamjet nga kjo shtëpi. Të zotët e shtëpisë bënë një gjest shumë prekës duke i dhuruar këngëtares portokalle në gjest mirënjohjeje. Bebe postoi një video në Instagram ku shprehet: "Kur takova familjen Musa më dhanë një portokall, ky portokall është për të gjithë ju që dhuruat".