Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri ashtu siç kishte premtuar. Bebe ka shkuar menjëherë në Bubq, një nga zonat ku tërmeti ka shkaktuar shumë dëme. Këngëtarja shoqërohej nga vajza e Ilir Metës, Bora dhe aktori Bes Kallaku e Xhensila Myrtezaj. Bebe u shpreh se nuk do ta harrojë kurrë origjinën e saj dhe se do jetë aty për Shqipërinë.
"Dua të sjell ndërgjegjësim ndërkombëtar për çfarë po ndodh në Shqipëri. Jam shumë mirënjohëse ndaj atyre që kanë shpëtuar jetën e shqiptarëve në rrënoja. Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, kam gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri. E gjitha që dua të them tani më e mira është çdokush të japë donacionin e tij. Nëse ju nuk ndihmoni askush tjetër nuk ndihmoj. Doja ta shihja me sytë e mi. Doja ta ndjeja dheun nën këmbët e mia dhe të kuptoja çfarë po ndodh. Do filloj ndërtimin e dy shtëpive. Dua të siguroj që jam përfshirë. Dua të përfshihem edhe në ndërtimin e shkollave. Është e rëndësishme për brezat e rinj. Njerëzit kanë nevojë më shumë se kurrë", u shpreh Bebe.
Burimi: Ora News
