Qeveria ka marrë vendimin që studentët të cilët kanë humbur familjarët si pasojë e tërmetit në Durrës, Tiranë dhe Lezhë do të përfitojnë bursë në masën 15 mijë lekë në muaj. Ky vendim vjen në kuadër të paketave të ndihmës për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit siç janë strehimi i menjëhershëm apo pensionet të posaçme.
Në vendim thuhet që kjo bursë do të jepet për studentët që ndjekin arsimin e lartë në institucionet publike vetëm për vitin akademik 2019-2020 dhe qe kanë humbur persona të afërm në tërmetin e nëntorit. Në këtë rast ata do të përfitojnë 5 mijë lekë më tepër se të rinjtë e tjerë që ndjekin studimet e larta. Do të jenë universitetet ato që do të identifikojnë studentët dhe do të dërgojnë listat për miratim në ministrinë përgjegjëse për arsimin.
Burim: Ora News
