Nga Shqipëria / E Hënë 2 Dhjetor 2019, 14:02

Labinot Tahiri zbulon sa para ka mbledhur për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri me fondacionin e tij ka mbledhur 10 mijë euro për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur vetë Labi me një postim në rrjete sociale. Ai ka premtuar edhe 2 mijë euro për familjen Abazi nga Livoçi i Gjilanit që humbi dy anëtarët e familjes në këtë fatkeqësi.

Postimi i plotë:

NJOFTIM I MIRË!!

10.000 Mije Euro i mblodha për Shqipêrinë!
Radha e tretë qysh nga rasti vershimeve në Shkodër, ku se bashku me Shqiptarët gjithmonë u mobilizuam!

Po ashtu 2000 € premtova që do i ndaj për familjen Abazi në Gjilan, ku nesër do ua dergoj në llogarinë e tyre, këtë e thash edhe në emisionin; nje kafe me Labin!

Faleminderit për përkrahjen nga të gjithë!

Zoti ju bekoftë.

Vazhdojmë me rastet e rënda në Kosovë qe quhet LEUKEMIA E KANCERI E TË TJERA......dhe femijët që na presin që ti shërojmë...!

Zoti e baft mirë.

Labi-FKSH