Nga Shqipëria / E Hënë 2 Dhjetor 2019, 10:10

Vogëlushja - kryeministrit Rama: Ti je lali Eri, video që po bën xhiron e rrjetit

Po bën xhiron e rrjetit sot një video ku një vajzë e vogël e ngatërron kryeministrin Rama me kryebashkiakun Erion Veliaj. Kryeminstri ndodhej në mbrëmje pranë familjeve të cilat u prekën nga tërmeti 26 nëntorit. Rama takoi fëmijë e të moshuar duke shkëmbyer edhe batuta. Gjatë vizitës, Rama takoi një vogëlushe të cilën e pyeti nëse e njeh se kush është. 

"Ti je Lali Eri", u përgjigj vajza duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.

"Si i ngatërrove ti mi zemra këto gjëra", dëgjohet t'i thotë Veliaj.

"Nëqoftëse unë jam lali Eri ky kush është, plaku i Vitit të Ri?", i tha Rama duke qeshur vogëlushes.