Nga Shqipëria / E Diel 1 Dhjetor 2019, 22:10

Vjen në Shqipëri këngëtarja e famshme, i bashkohet kauzës së ‘Këngës Magjike’

Pak ditë më parë Ardit Gjebrea deklaroi se “Kënga Magjike” këtë vit vjen me një kauzë “Këndoj për të ndërtuar”. Me të ardhurat e biletave të festivalit do ndërtohet shtëpia e familjes Caci në Thumanë. Kauzës së “Këngës Magjike” i është bashkuar edhe këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Anna Oxa. Ardit Gjebrea ka bërë të ditur se Anna do vijë në Shqipëri dhe të mërkurën do jetë në natën e parë të festivalit. "Faleminderit! ANNA OXA. Pasi për ditë të tëra ka pyetur se si po shkon vendi me situatën e tërmetit, të mërkurën në mbrëmje, do të jetë me ne në natën e parë te Kenga Magjike duke u bashkuar me kauzën e artistëve shqiptarë", shkruan Ardit Gjebrea.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on