Hoxhë Elvis Naçi ka qenë pranë të prekurve nga tërmeti në këto ditë të vështira dhe ka bërë thirrje për mbledhjen e fondeve që do shkojnë për ndërtimin e shtëpive. Sot Naçi ka bërë një tjetër gjest madhështor. Me anë të një postimi në rrjete sociale, hoxha ka bërë të ditur se ka dhuruar 10 mijë euro nga të ardhurat e tij personale.
"Sot une dhurova 10 mije euro nga te ardhurat e mija personale, dhuro edhe ti per Shqiptaret qe i jane rrenuar shtepiat! Bashkohu me nismën e madhe", shkruan Naçi.
