Pas Valbona Sakos ka dhënë dorëheqjen nga posti edhe nënkryetarja e bashkisë së Durrësit, Etleva Kondi. Kondi u emërua në krye të detyrës rreth 2 muaj më parë.
Kujtojmë që Sako dha dorëheqjen shkak të një deklarate të dhënë mbrëmjen e djeshme ku u shpreh që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima.
Në postimin e saj ku deklaronte dorëheqjen, Sako u shpreh se është tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit të saj.
"E lënduar nga reagimi i madh negativ ndaj një prononcimi që bëra, nën një stres që i kalon fuqitë e mia, jap dorëheqjen nga detyra e Kryetares së Bashkisë Durrës. Falenderoj nga zemra të gjithë ata që më besuan dhe shpresoj në mirëkuptimin e të gjithëve", shkruante Sako.
Pas dorëheqjes së Sakos, Këshilli bashkiak në Durrës ka vendosur Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durrësit.
