Mëngjesin e sotëm Valbona Sako dha dorëheqjen nga posti i kryetares së Bashkisë së Durrës. Sako u shpreh se ishte tepër e lënduar nga reagimet negative ndaj prononcimit të saj ku gjatë një interviste tha që duhet të jemi të kënaqur me 50 viktima, sepse në raste të tjera kanë qenë mbi 1000 mijë viktima.
Pas dorëheqjes së Sakos, Këshilli bashkiak në Durrës ka vendosur Zhylien Varfaj kryetar të bashkisë së Durrësit. Varfaj është komanduar në krye të Durrësit, ndërsa më herët ai mbante postin si një ndër katër nënkryetarët e kësaj bashkie.
Burimi: abcnews
