Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se është bërë vlerësimi i dëmeve në të gjitha shkollat dhe nga nesër do të nisë mësimi në qarqet e paprekura, ndërsa në Tiranë, Durrës dhe Lezhë do të ketë një moment tjetër kur do të jepet një vendim.
“Ka nevojë për pak kohe per riparimin e shkollave, është identifikuar numri i atyre institucioneve që kanë pasur dëme. Në 26 nëntor drejtorët e shkollave apo dhe të drejtorive Arsimore kanë identifikuar numrin e shkollave e që kanë paraqitur ndonjë shqetësim. Më 27 nëntor inspektorët kanë bërë inspektime dhe më 28-29 inxhinierë nga Kosova kanë inspektuar shkolla, Në Tiranë, Durrës Lezhë. Më 30 nëntor kemi bërë analizën mbi situatën në fjalë. Nuk mendoj se në Durrës se në qarkun Durrës është koha që të fillojmë të hënën. Edhe Tirana dhe Lezha kanë nevojë për disa rregullime. Kemi dy opsione për nisjen e procesit të shkollës”, u shpreh Shahini.
