Në një intervistë për News 24, sizomolgu Rrapo Ormeni u shpreh se njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje dhe nuk duhet të panikohen. "Pas goditjes me magnitudë 6.3 të shkallës rihter, do të ketë të tjera lëkundje që do të pasohen. Njerëzit duhet të mësohen me faktin se do të ketë pasgoditje. Nuk ka arsye pse të ketë panik”, tha Ormeni.
"Mbrëmë pasi një lëkundje me magnitudë 4.5 të shkallës rihter, pashë shumë njerëz dolën jashtë. Kam theksuar se këto pasgoditje janë normalitet pas tërmetit me magnitudë 6.3 rihter. Do të vazhdojnë goditjet, duhet të mësohemi më këtë. Janë goditje që nuk kanë efekte në ndërtesa, Por mund të ketë ndikimi në ndërtesa që janë abandonuar dhe janë dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit. Aq më tepër Tiranë, që është larg epiqendrës. Ndaj është mirë që ka çlirime të tilla me këto magnituda. Goditjet e sotme kanë qenë me magnitudë normale. Njerëzit duhet të mësohen me këto pasgoditje. Ndaj në këtë rast nuk duhet të ketë panik”, tha Ormeni.
