Fondacioni "Fundjavë Ndryshe" i ka qëndruar në gatishmëri të prekurve nga tërmeti që prej ditës së martë të 26 nëntorit duke i ndihmuar me ushqime, batanije, vende për të fjetur etj. Drejtuesi i fondacionit, Arbër Hajdari i ftuar në emisionin “Top Talk” në Top Channel deklaroi se deri më tani janë mbledhur nga fondacioni rreth 1.7 milion dollarë.
Arbër Hajdari theksoi se "Fundjavë Ndryshe" do restaurojë 500 shtëpitë e para: "Do të ndajmë zonat ku do të operojmë, do të bashkëpunojmë me firmat e ndërtimit dhe do t’i mbikëqyrim nga fillimi deri në fund".
Kujtojmë se “Fundjavë Ndryshe” brenda katër viteve ka arritur të realizojë me sukses ndërtimin e 350 shtëpive dhe ka restauruar mbi 1500 shtëpi të tjera.
Burimi: Tirana Today
