Zv/ministri i Infrastrukturës, Artan Shkreli ka bërë të ditur se energjia sizmike ka rënë prandaj njerëzit nuk duhet të kenë më frikë. Shkreli ka treguar edhe çfarë duhet të bëjnë banorët e kateve të larta në momentin që bie tërmet.
"Kjo është më tepër dhe për njerëzit që në ditët në vazhdim mund të ketë lëkundje shumë të lehta, domethene energjia sizmike vjen duke rënë. Njerëzit mund ta konfirmojnë dhe në internet. Një këshillë praktike për banorët e kateve të larta rekomandohet të mos dalin menjëherë, kur bie tërmet. Ka rezultuar gjatë shp tim-kërkimit se kanë shpëtuar njerëz që kanë qenë poshtë trarëve, tavolinave. Duhet të gjejnë vende të sigurta dhe të shfrytëzojnë pauzën mes lëkundjes së parë dhe të dytë. Kur vjen një lëkundje e dytë më e vogël duhet të dalin. Banorët e katit të parë të dalin sa më parë kur bie tërmet, ndërkohë, banorët e kateve të larta të qëndrojnë në shtëpitë e tyre në qendër, jo pranë mureve, që krijojnë dëmtime. Sipas statistikave, probabiliteti i kateve të larta që bien është më i vogël sepse kanë peshtë më të lehtë se katet e mëposhtme. Nuk ka vend për panik. Sizma e madhe konsiderohet se ka kaluar, njerëzit nuk duhet të kenë frikë nga lëkundjet e tjera", tha Shkreli.
