Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 21:09

Pasi u shpall e pabanueshme, qytetari refuzon të dalë nga banesa

Pas tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, lagjja 18 në Durrës është shpallur zonë e pabanueshme për shkak se ka pësuar dëmtime të mëdha. Një qytetar ka thyer urdhërin e policisë për të ndaluar dhe është shmangur me makinë duke ardhur në banesën e tij po në këtë lagje. Policia ka kërkuar ta shoqërojë mirëpo qytetari bën rezistencë dhe nuk del nga banesa.