Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, u shoqërua me pasoja fatale. Fatmirësisht shqipëtarët janë treguar më të gatshëm se kurrë për të ndihmuar njëri-tjetrin në këto kohë kaotike. Po ashtu, vendet fqinje kanë treguar një zemërgjerësi të madhe duke ofruar ndihmën e tyre në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.
Kosova ka strehuar plot 20 mijë shqipëtarë deri më tani. Reperi i njohur Capital T ka publikuar një foto në profilin e tij të Instagramit, ku shkruan: “Ish kampi i kforit Gjerman ne Prizren me kapacitet 800 persona e me kushte shume te mira tani eshte stermbushur. Nevoja eshte E MADHE per ushqime te shpejta (racione ditore) si dhe gjera te tjera higjenike. Tani numerojme afersisht 20’000 persona te strehuar ne Kosove”.

