Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 18:06

Për të prekurit nga tërmeti: Procedurat që duhen ndjekur për strehimin në hotel

Pas tërmetit që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, shumë shqipëtarë kanë mbetur të në qiell të hapur. Për strehimin e tyre janë ofruar hotelet e vendeve përkatëse por banorët fillimisht duhet të ndjekin disa hapa.

Në bashkinë e Durrësit, ku shumë banorë janë në pritje për t'u akomoduar në hotele, është afishuar një listë që tregon procedurat që duhet të ndjekin të prekurit nga tërmeti.

UDHËZIM PËR STREHIM:
1. Drejtohuni tek njesia administrative
2. Merrni vërtetim me vulë nga administratori që ndërtesa juaj është e pabanueshme dhe keni nevojë për strehim
3. Me vërtetimin paraqituni tek bashkia
4. Nga bashkia do të niseni në mënyrë të organizuar drejt hoteleve/ Top Channel