Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 18:06

Ministrja e Arsimit: Janë kontrolluar 200 shkolla për dëmet nga tërmeti, kur fillon mësimi

Ministrja e arsimit, Besa Shahini në një prononcim për Report Tv u shpreh se në qytetin e Durrësit janë inspektuar të gjitha shkollat dhe do hapen vetëm shkollat 100% të sigurta. Ministrja bëri të ditur se ditën e nesërme do të bëhet e ditur nëse do të rinisë mësimi në shkolla ditën e hënë apo jo.

"Në Durrës janë kontrolluar të gjitha shkollat. Në zonat e tjera inspektimet sipas sinjalizimit të drejtorëve. Do të hapen vetëm ato shkolla 100% të sigurta. Nesër do të njoftojmë nëse do fillojë ose jo mësimi të hënën. Nesër bëjmë publike listën e shkollave të dëmtuara. Universitetet janë autonome, vendosin vetë për mësimin. Kontrolle në shkolla, kopshte e çerdhe, publike dhe private. Situata nga tërmeti, deri më tani janë kontrolluar 200 shkolla", u shpreh Shahini.