Shyqyr Greku është një ndër të mbijetuarit e tërmetit të 26 Nëntorit që tronditi Shqipërinë. Ai ka parë tmerrin me sy por fatmirësisht ka arritur të dalë shëndoshë e mirë nga pallati që po shembej. Për shkak të moshës, këmbët nuk i kanë duruar dhe madje është rrëzuar në tentativë për të mbijetuar, mirëpo fqinjtë e tij nuk e kanë lënë në baltë dhe e kanë ndihmuar.
Shyqyriu doli jashtë por fatkeqësisht pa pallatin fqinj që i shkërmoqej para syve. Aty jetonin të afërmit e tij, që nuk kanë arritur t’i shpëtojnë katastrofës natyrore. "Më është vrarë djali i vëllai, nusja e djalit të vëllait dhe vëllai i vetë. Kanë qenë në pallat tjetër, por i kam në gjakun tim! Pallatin tjetër pat tre viktima, këtu ku isha unë shpëtuam, sa ra tërmeti u shëmb, nëpër shkallë na zuri. Isha vetëm, pamë tmerr me sy! U rrëzova, më ngritën fëmijët e tjerë prej krahu, ishte errësirë e madhe, m'u fikën dritat. Këtu janë kushtet e mira, por Zoti na ka në dorë”, është shprehur i moshuari për “Report.tv’.
