Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 17:05

'E bëra kundrejt dëshirës'/ Gjykata lë në burg për 15 ditë Zogun e Tiranës

Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikajn i njohur si "Zogu i Tiranës". Gjyqtarja Shefkia Demiraj ka caktuar këtë masë sigurimi për Nikaj, duke i lënë 15 ditë afat Prokurorisë që gjatë kësaj kohe të zhvillojë një ballafaqim mes dy personave të tjerë, biznesmenin A.Gjini dhe vajzën D.N, që u kapën në mesnatë së bashku me Nikaj. Nikaj tha përpara gjyqtares Demiraj se nuk ka shfrytëzuar asnjë vajzë në jetën e tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kryheshin me dëshirën e kujtdo. Pritet që në ditën e 15 të qëndrimit të “Zogut” në burg, gjykata të rimblidhet për të vlerësuar provat e reja të prokurorisë dhe të vendosë nëse Hermes Nikaj, do qëndrojë në qeli apo do lirohet. I kontaktuar nga “Shqiptarja.com” avokati i Hermes Nikaj, Bardhi Koçi, ka thënë: "Nuk ka qenë pjesë e trafikut Hermesi, ai është viktimë e kësaj maskarade dhe gjykata duhet të ketë parasysh se ky djalë ka bërë të njëjtën punë si vajzat. Kur ka ndërhyrë policia, të tre personat nuk po kryenin marrëdhënie seksuale, por pinin shampanjë dhe ishin të veshur me mbathje", deklaroi avokati Bardhi Koçi.

Burimi: Shqiptarja.com