Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 16:04

La pas një ëndërr, flasin të afërmit e 20 vjeçares që humbi jetën: Sa e mirë ishte, çfarë bëri keq?

Lëkundjet e forta të tërmetit që tronditën Shqipërinë në ditët e fundit të Nëntorit, lanë pas shumë viktima. Mes tyre edhe 20-vjeçarja Xhesika Biqiku e cila është viktima e parë në Tiranë. Ajo ndërroi jetë gjatë lëkundjeve të fuqishme pasi i ra një tullë në kokë. Xhesika sapo kishte filluar studimet për arkelogji në Universitetin e Tiranës dhe kishte ëndërr të bëhej arkeologe por fatkeqësisht ëndrra e saj u pre në mes.

Të afërmit dhe fqinjtë në pallatin ku ajo jetonte në Kombinat, kanë rrëfyer mes lotësh përpjekjet e 20-vjeçares për të mbijetuar natën e tmerrit. “E njihnim Xhesikën. Gjynah! Vajzë e urtë, vajzë e sjellshme dhe e vuajtur. Sa të mira që ishin, çfarë bëri keq? Ulërinte atë natë ndihmë, ndihmë, ne ishim duke zbritur shkallët në ato moment. Një djalë e ka marrë me makinë. I ati vetëm ulërinte, ndihmë në ndihmoni! Nuk kemi çfarë themi, vajzë e re", shprehen të afërmit mes lotësh.