Me anë të një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka bërë apel në adresë të Lulzim Bashës, për të bashkuar forcat në mënyrë që mesazhi që u jepet shqiptarëve në këto ditë dhimbje të jetë ai i qetësisë dhe durimit.
"U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike. Lulzim Basha është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë Unë jam gati!", shkruan kryeministri.

