Nga Shqipëria / E Shtunë 30 Nëntor 2019, 15:03

Tha se do ndërtojë 500 banesa, Erdogan nuk humb kohë, nisin koordinimet me qeverinë

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan deklaroi se do të ndërtojë 500 banesa për banorët e prekur nga termeti. "Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojmë 500 shtëpi. Kjo është përgjegjësi e civilizimit tonë. Ky është ligji i vëllazërimit. Ne nuk do të presim. Do të bëjmë ndërtimin e shtëpive sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të japim ndihmë", u shpreh Erdogan.

Sot me anë të një postimi në Facebook, Ambasada turke ka bërë të ditur se delegacioni turk ka nisur koordinimet me qeverinë shqiptare për ndërtimin e 500 banesave në zbatim të udhëzimit të presidentit Erdogan.

Delegacioni yne i përbërë nga Drejtoria e Administrimit të Banesave Publike dhe Ministria e Mjedisit dhe Urbanistikës kryesuar nga Ambasadori Yörük, në zbatim të udhëzimit të Presidentit ErdoÄ?an â?¬për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri , zhvilloi takimin e parë me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Ministrja e Kultures znj. Elva Margariti.