Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi jo pak stres dhe panik tek qytetarët. Shumë prej tyre kanë frikë të hyjnë në banesat e tyre e të tjerë nuk e heqin dot nga mendja momentin kur filluan lëkundjet e orës 3:54. Tragjedi të tilla shkaktojnë ankth si për të prekurit edhe për ata që nuk u prekën nga tërmeti. Gjatë këtyre ditëve mund të keni pasur: Mosbesim dhe shok, frikë dhe ankth për të ardhmen, keni qenë të çoroditur, e keni pasur të vështirë të merrni vendime apo të përqëndroheni, keni qenë të plogësht, ëndrra të frikshme, keni menduar vazhdimisht për atë që ndodhi, nervozizëm, mërzi, të pafuqishëm, humbje oreksi, dhimbje koke, shpine ose stomaku, probleme me gjumin etj. Por tani si ta përballojmë të gjithë këtë? Është normale që të mos jesh në gjendje t’i menaxhosh ndjenjat pas një tragjedie. Ja disa këshilla si të përballoni një situatë të tillë:
1.Fol për këtë gjë – Duke folur me të tjerët, mund të lirosh stresin dhe të kuptosh që edhe të tjerët kanë të njëjtat shqetësime sit y.
2.Kalo kohë me familjen dhe miqtë – Ata mund të të ndihmojnë ta kalosh këtë gjendje. Nëse familjen e keni larg, flisni me ta në telefon. Nëse keni fëmijë, inkurajojini të flasin për shqetësimet që kanë.
3.Kujdesu për veten – Relaksohu, bëj ushtrime, ha mirë. Përpiqu të tymosësh më pak dhe të pish më pak kafe sepse nikotina dhe kafeina iu shton më shumë stresin.
4.Nëse ndjeni që po përjetoni ankth dhe stres sa herë shihni lajme, foto apo video për tërmetin, mos i shihni më.
5.Gjej kohë të bësh aktivitetet që të pëlqejnë – Lexo një libër, dil për një shëtitje, shih një film ose diçka tjetër që të pëlqen. Këto aktivitete ju ndihmojnë ta hiqni mendjen nga ajo çfarë ka ndodhur.
6.Bëjini detyrat që keni me rradhë – Puna e ngarkuar është e papërballueshme për njerëzit që janë në stres. Kështu që bëj një listë me gjërat që duhet të bësh dhe bëji me rradhë.
7.Bëj diçka pozitive – Jep ndihma, donacione për njerëzit e prekur nga tërmeti, bëhu vullnetar në shpërndarjen e ndihmave. Të ndihmosh të tjerët do t’ju japë ndjesinë që keni një qëllim për të realizuar dhe nuk do t’ju dalë situata jashtë kontrollit.
8.Kërko ndihmë nëse keni nevojë – Nëse kalojnë 4 ose 6 javë dhe nuk e keni kaluar këtë gjendje, kërkoni ndihmë profesionale. Të mos përballosh dot ndjenjat pas një tragjedie është simptomë e Ç’rregullimit të Stresit Post-Traumatik. Lër një takim me psikologen për të diskutuar si po e kalon këtë situatë. Mos e përballo vetëm! Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi!/Xing.al
Përshtatur nga Mental Health National America (mhanational.org)
