Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 23:11

Mori vesh që të afërmit i ishin plagosur rëndë, e reja shqiptare tenton të hidhet nga ballkoni

Mediat italiane kanë shkruar se një e re shqiptare ka tentuar të vrasë veten pasi ka mësuar se të afërmit e saj ishin plagosur gjatë tërmetit që tronditi Shqipërinë me datë 26 Nëntor. 25 vjeçarja nga Ankona ka tentuar të hidhet nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë. Fatmirësisht oficerët e skuadrës “Flying” kanë ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën. Në momentin kur është gjetur nga oficerët,  25-vjeçarja kishte vënë dy këmbët në pravazin e ballkonit dhe iu ka kërkuar të mos e shpëtonin, por ta linin aty. “Mjaft … më lini të qëndroj, unë do hidhem, dua të vdes,“-u thoshte efektivëve e reja, sipas mediave italiane. Oficerët e kanë shpëtuar duke e kapur nga beli dhe më pas e reja është nisur për të marrë trajtimin e duhur mjeksor.

Burimi: 'Dosja.al'

https://www.fanpage.it/attualita/i-suoi-parenti-feriti-nel-terremoto-in-albania-25enne-di-ancona-lo-scopre-e-tenta-il-suicidio/