Mediat italiane kanë shkruar se një e re shqiptare ka tentuar të vrasë veten pasi ka mësuar se të afërmit e saj ishin plagosur gjatë tërmetit që tronditi Shqipërinë me datë 26 Nëntor. 25 vjeçarja nga Ankona ka tentuar të hidhet nga ballkoni i shtëpisë rreth 10 metra i lartë. Fatmirësisht oficerët e skuadrës “Flying” kanë ndërhyrë menjëherë duke i shpëtuar jetën. Në momentin kur është gjetur nga oficerët, 25-vjeçarja kishte vënë dy këmbët në pravazin e ballkonit dhe iu ka kërkuar të mos e shpëtonin, por ta linin aty. “Mjaft … më lini të qëndroj, unë do hidhem, dua të vdes,“-u thoshte efektivëve e reja, sipas mediave italiane. Oficerët e kanë shpëtuar duke e kapur nga beli dhe më pas e reja është nisur për të marrë trajtimin e duhur mjeksor.
Burimi: 'Dosja.al'
