Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 22:10

Lajmi i fundit/ Gjendja aktuale pezullon proçesin mësimor, ja kur do të rinisë mësimi

Si pasojë e tërmetit shkatërrues që tronditi Shqipërine me datë 26 Nëntor, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, ka bërë të ditur se mësimi do të pezullohet deri me datë 6 dhjetor 2019.

“Në vijim të Urdhërit nr. 21, datë 26.11.2019, duke ndjekur me shumë shqetësim dhe me shumë vëmendje situatën aktuale, tepër të rënduar edhe nga ana psikologjike, deri në qetësimin e saj dhe garantimin e sigurisë teknike të ambjenteve në të cilat zhvillohet procesi mësimor dhe më gjerë, në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës, urdhëroj pezullimin e procesit mësimor deri në datën 6 Dhjetor 2019”, ka njoftuar Koni.