Në hotelin “Mira Mare” në Durrës, ditën e sotme janë pezulluar kërkimet. Në hyrje është vendosur shiriti që tregon se është zonë e rrezikuar dhe e pakalueshme. Gjatë një raportimi live nga Durrësi, për emisionin ‘Ftesë në pesë’, gazetarja Anila Hoxha ka rrezikuar jetën duke hyrë brenda hotelit të shembur.

‘Anila unë mendoj se nuk është e sigurt, madje jo vetëm unë por e thotë dhe shiriti që nuk duhet të futesh. Bën mirë të largohesh’, është shprehur Bieta por gazetarja ka ngjitur shkallët e hotelit të dëmtuar me elektrik në dorë duke raportuar gjendjen e ‘Mira Mare’.
