Fatmirësisht, një pjesë e njerëzve të mbetur nën rrënoja nga tërmeti i 26 Nëntorit, kanë arritur të nxirren gjallë nga aty. Një ndër të mbijetuarit është Adriatik Bode. 33-vjeçari ndodhej nën rrënoja në hotelin “Mira Mare” në Durrës.

Gjatë emisionit ‘Wake up’ forcat e kërkim-shpëtimit kanë treguar se në momentin e parë që kanë kontaktuar me të, ai ka kërkuar që ta nxirrnin nga rrënojat me fadromë, vetëm e vetëm që të shpëtonte nga aty. Efektivët janë munduar ta qetësonin duke i thënë se brenda pak minutash do të ishte jashtë rrënojave. Në përfundim të operacionit të shpëtimit, 33-vjeçari është shprehur: “Më lini, dal vetë”. Komandanti i këtij operacioni Jonus Murataj, tha se kjo është një jetë e dytë për të, dhe ai ka dashur që ta hedhë vetë hapin e parë.
