Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 17:05

Dha gjithçka kishte në shtëpi për të prekurit nga tërmeti, flet e moshuara: ‘Kam vetëm kokën time’

Tërmeti i 26 Nëntorit, një ditë shumë fatkeqe për Shqipërinë, përpos se iu mori jetën shumë njerëzve, la dhe shumë të tjerë në qiell të hapur, pa strehë, pa veshmbathje, pa ushqime. Mirëpo fatmirësisht shqipëtarët janë treguar të gatshëm për ta ndihmuar njëri-tjetrin në këto momente të vështira.

Një grua e moshuar, ka shkuar ditën e sotme pranë qendrave në Tiranë ku po mblidhen ndihma për të prekurit nga tërmeti dhe me aq sa ka pasur mundësi ka ndihmuar. E moshuara, e cila jetonte krejt e vetme, ka dhënë  gjithçka që kishte të mbetur në shtëpi.

“Jam pensioniste, nuk kam të holla t’i jepja se jam vetëm. Nuk kam njeri tjetër, kam kokën time. Kam dy batanije, katër palë xhinse, dy bluza, një shall për dimër edhe një mbulesë.”- është shprehur ajo. Gjesti i saj fisnik dhe bujar shërben si shembull për të gjithë.

Burimi: 'Dosja.al'