Tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e 26 Nëntorit, u shoqërua me pasoja të rënda në vend. Hotel ‘Lubjana’ në Durrës është dëmtuar rëndë por fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi njerëzit kanë arritur të largohen menjëherë.
Pjesa e pasme e katit të parë të hotelit është krejtësisht e fundosur dhe rrezikon ndjeshëm pasi lëkundjet e tokës vazhdojnë. Për Durrësin kjo është një situatë kaosi dhe dëmtimet e tilla janë të shumta. Pritet të stabilizohen lëkundjet e tokës dhe më pas të merren masa./ Top Channel
