Në një konferencë për shtyp, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka folur për gjendjen në të cilën ndodhet Shqipëria dhe ka bërë të ditur se do të ndërtojë 500 banesa për banorët e prekur nga termeti.
"Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojmë 500 shtëpi. Kjo është përgjegjësi e civilizimit tonë. Ky është ligji i vëllazërimit. Ne nuk do të presim. Do të bëjmë ndërtimin e shtëpive sa më shpejt të jetë e mundur dhe do të japim ndihmë", u shpreh Erdogan./Xing.al
