Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen sot në banesën e fundit. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore duke publikuar edhe video shumë të dhimbshme ku dëgjohen të qarat e kuja nga të afërmit e dy familjeve që u shuan në 26 nëntor.
Rama ndodhet pranë të afërmve duke i ngushëlluar dhe videot i shoqëron me hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm dhe me disa emoji në lot.
"Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit", shkruan kryeministri.
