Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 13:01

Lot e kujë, kryeministri merr pjesë në ceremoninë mortore të dy familjeve Cara dhe Greku

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen sot në banesën e fundit. Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë mortore duke publikuar edhe video shumë të dhimbshme ku dëgjohen të qarat e kuja nga të afërmit e dy familjeve që u shuan në 26 nëntor. 

Rama ndodhet pranë të afërmve duke i ngushëlluar dhe videot i shoqëron me hashtagun #TiNukDoJeshKurrëVetëm dhe me disa emoji në lot.

"Një grusht dhimbjeje prej mijëra njerëzish, për të përcjellë plot 9 jetë të humbura në Natën e Tmerrit", shkruan kryeministri.