Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 12:12

Vajtuese: I jepet lamtumira e fundit 10 anëtarëve të dy familjeve Cara dhe Greku

Dhjetë anëtarë të dy familjeve në Thumanë, Cara dhe Greku përcillen sot në banesën e fundit. Si pasojë e tërmetit humbën jetën 7 persona të familjes Cara. Hasan Cara do të festonte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritej të bënte dasmën me të fejuarën e tij, Stelën. 

Hasan Albert Cara
Almir Albert Cara
Erisa Albert Cara
Stela Cara 
Fatmira Qazim Cara 
Anthi Cara
Sadajana Hysa Cara

Familja Greku humbi 3 pjesëtarë të saj: Pëllumbin, Çeliken dhe Novruzin.

"Ora News" bën të ditur se qindra qytetarë i janë bashkuar ceremonive mortore që zhvillohen pranë çadrave të ngritur në këtë zonë.