Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 12:12

Situata po normalizohet/ Ministria e Mbrojtjes jep lajmin e mirë: Fuqia e goditjeve ka rënë dukshëm

Në një deklarate për shtyp, Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë të ditur se intensiteti i pasgoditjeve të tërmetit të rënë më 26 nëntor është në rënie dhe ky mund të jetë një shpresë se situata e lëkundjeve është drejt normalizimit. Ministrja Xhaçka bëri thirrje që të gjithë ata që e kanë banesën e dëmtuar të mos hyjnë në to derisa ekspertët të vlerësojnë gjendjen.

"Lajmi i mirë është se fuqia e goditjeve ka një trend dukshëm zbritës. Shpresojmë që kësaj situate t'i vijë fundi. Jam e bindur që shqiptarët kudo e kaluan këtë test në mënyrën me dinjitozë të mundshme. jetët e humbura 48 të identifikuara. Kjo ngjarje ka patur edhe kosto e pasoja materiale. Sot kur operacioni është drejt fundit, prioritet kemi garantimin e strehimit për të prekurit. Nëse shpia juaj është e demtuar mos rrezikoni duke bërë ekspertin, largohuni në shtëpitë akomoduese. Janë hotel, mund të zgjidhni pika të tjera, por mos qëndroni në banesa derisa të bëhet banesa. Sot ka nisur vlerësimi i banesave me ekspertizë të huaj dhe shqiptare. Qytetarët duhetë ta dinë se jemi në gjendje të ofrojmë strehim ushqim e veshmbathje", u shpreh Xhaçka.