Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 11:11

'Heroi im', Rama publikon videon prekëse: Do shkoj ta takoj e t'ia puth ballin

Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon e një të moshuari nga Medvegja që tregoi se ka dhuruar 10 euro për të prekurit nga tërmeti sapo kishte marrë pensionin. I prekur kryeministri Rama e ka cilësuar të moshuarin si njeriun më të pasur që ka njohur dhe e ka quajtur hero. 

"Heroi im! Ja ky është heroi im, njeriu më i pasur që kam njohur dhe që kur e pashë sot, m’u duk si një ëngjëll që më dha fuqi për të ecur pa u ndalur, me edhe më shumë vendosmëri përpara, me shpirtin e tij të madh sa të gjitha malet e Shqipërisë

Do ta mbaj në krye të disa videove motivuese që ruaj në telefonin tim dhe i shoh kur m’i vjedhin energjitë mendjet dembele e shpirtrat e zymtë... Dhe shpresoj të kem mundësinë të shkoj ta takoj aty ku jeton, e t’ia puth ballin e shkruar nga vuajtjet", shkruan Rama.