Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 10:10

Samir Mane dhuron 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti

Biznesmeni shqiptar, Samir Mane ka dhuruar 1.2 milionë euro për të dëmtuarit nga tërmeti i 26 nëntorit. Lajmi bëhet i ditur nëpërmjet një njoftimi në faqen e Grupit Balfin. Mane së bashku me Bordin Drejtues dhe kompanitë përkatëse kanë vendosur që përveç kësaj shume, t’iu vijnë në ndihmë të prekurve nga tërmeti edhe me mjetet e nevojshme e baza ushqimore.

“Bordi Drejtues i Grupit Balfin nen kujdesin e vecante te Presidentit Samir Mane, dhe kompanite perkatese te Grupit vendosen sot qe te akordojne shumen prej 1.2 milione eurosh per te demtuarit nga termeti ne Shqiperi. Pervec kesaj shume te akorduar, kompanite e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetem te Shqiperise, por edhe te Kosoves, Maqedonise, Bosnjes, e keshtu me radhe, qe ne diten e pare, i kane qendruar prane banoreve te pastrehe, duke u ardhur ne ndihme me mjetet e nevojshme dhe bazen ushqimore. Grupi Balfin ben te ditur se ndihmat e Grupit do te vijojne cdo dite”, shkruhet në njoftim.