Nga Shqipëria / E Premte 29 Nëntor 2019, 10:10

Prekëse: Me foshnjën 3-muajshe me vete gazetarja vazhdon punën, tërmeti ia shkatërroi shtëpinë

Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, përpos forcave të emergjencës, zjarrfikësve, mjekëve, në krye të detyrës kanë qenë edhe gazetarët. Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqiptare që raporton çdo ditë nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj është një nga qytetarët e prekur nga tërmeti dhe banesa e saj është e shkatërruar. Pavarësisht kësaj Klodjana po raporton live për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës prej rreth 60 orësh. Me vete gazetarja ka edhe vajzën e saj të vogël 3 muajshe. Një sakrificë kjo shumë e madhe për një nënë dhe njëkohësisht prekëse.