Në këto ditë të vështira që po kalon vendi ynë, përpos forcave të emergjencës, zjarrfikësve, mjekëve, në krye të detyrës kanë qenë edhe gazetarët. Gazetarja e News24, BalkanWeb e Gazeta Shqiptare që raporton çdo ditë nga Durrësi, Klodjana Haxhiaj është një nga qytetarët e prekur nga tërmeti dhe banesa e saj është e shkatërruar. Pavarësisht kësaj Klodjana po raporton live për problemet që po kalojnë qindra mijëra banorë të tjerë të Durrësit e Thumanës prej rreth 60 orësh. Me vete gazetarja ka edhe vajzën e saj të vogël 3 muajshe. Një sakrificë kjo shumë e madhe për një nënë dhe njëkohësisht prekëse.
