Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 21:09

Çahet toka 1 km në Jubë të Shijakut (Video)

Nje fenomen i pazakonte ka ndodhur ne Shijak. Tërmeti i fuqishëm i së martës ka çarë tokën në një gjatësi rreth 1 kilometër në fshatin Jubë. Banorët e zonës janë shprehur të habitur me atë që ka ndodhur në tokat e tyre dhe nga fenomeni i pazakontë. Pamjet e meposhtme kanë mbërritur në redaksinë e lajmeve të Televizionit Klan. Sipas ekspertëve çarje të tilla të tokës janë normale në tërmete të fuqishme si ai 26 Nëntorit.