Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 21:09

Situatë alarmante: Reshjet e shiut përmbytin çadrat e të prekurve nga tërmeti në Laç

Si pasojë e tërmetit 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, shumë familje kanë mbetur në qiell të hapur. Bashkitë e qyteteve përkatëse iu kanë mundësuar strehimin në çadra por fatkeqësisht kjo nuk është e mjaftueshme për shkak të kushteve klimatike.

Në qytetin e Laçit kanë nisur reshje shiu të dendura të cilat e kanë bërë të pamundur qëndrimin e tyre në çadra. Uji ka depërtuar brenda dhe banorëve iu janë lagur rrobat, ushqimet dhe dyshekët. Në kushte të tilla, banorëve iu duhet një vendstrehim më i sigurt. /Top Channel