Tërmeti shkatërrues 6,4 ballë i mëngjesit të së martës, ishte fatal për familjen Lala, në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Vetëm pak më parë, janë gjetur të pajetë trupat e tre fëmijevë (Dionis dhe Dionisa 2 vjeç (binjakë), Emiliano 6 vjeç) dhe nënës së tyre, të cilët qëndronin pranë njëri-tjetrit. Nga kjo familje kanë ndërruar jetë dhe: Sadete Lala 79 vjeç, Amelia 8 vjeç, Marjeta, Gisa dhe Ilir Lala (i cili ishte i paralizuar). I vetmi i mbijetuar është vogëlushi Ramë Lala.

