Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 18:06

‘Ne jemi një komb i bashkuar’, Rama dhe Basha lënë pas ndasitë mes tyre në orë nevoje

Pas tërmetit që mëngjesin e së martës tronditi vendin, shqipëtarët e kanë kuptuar më së miri se kjo është koha për të qëndruar të bashkuar, për t’i zgjatur dorën njëri-tjetrit në momente të vështira. Në kuadër të 28 Nëntorit kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka publikuar një video mesazh: “Me gjithë ndasitë tona, në orë nevoje, ne jemi një komb i bashkuar. Shqipëria e vërtetë është ajo njerëzve me zemër dhe forcë të madhe.”

Videon e tij e ka ripostuar në Twitter dhe kryeministri Edi Rama. Fjalimi i Bashës dhe mesazhi që ai ka përcjellë është pëlqyer mesa duket dhe nga kryeministri. Ne jemi një komb i bashkuar!