Tërmeti që tronditi mëngjesin e së martës Shqipërinë, dhe që më pas u shoqërua nga lëkundje të vazhdueshme, solli pasoja fatale në vend. U shuan familje, shumë njerëz kanë mbetur poshtë rrënojave, të tjerë janë në qiell të hapur dhe numri i të plagosurve është i madh.
Numri i viktimave raportohet të ketë shkuar 45. Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se 3 viktima janë nxjerrë nga zona e ish-kënetës, pa bërë të ditur identitetin e tyre.
