Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 17:05

Behgjet Pacolli dhuron 1 milion euro për Shqipërinë: Kjo është më e pakta që mund të bëj

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka dhuruar 1 milionë euro në ndihmë të Shqipërisë pas tërmetit që i mori jetën 45 personave e la të të plagosur shumë të tjerë. Pacolli shkruan se kjo është më e pakta që ai dhe familja e tij mund të bënin dhe shtoi se pranon në Prishtinë qindra familje.

"Unë u trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Kjo kërkon solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1milion Euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti. Ky donacion do të shkojë në funksion të rindërtimit dhe bashkë me Qeverinë e Shqipërisë do të menaxhohet në mënyrë transparente dhe të sigurt. Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllazerit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet. Unë pres po ashtu që në menyrë të organizuar të pranoj edhe qindra familje këtu në Prishtinë."

Pas këtij gjesti humanitar, Rama e ka falenderuar Pacollin publikisht. "RROFSH e QOFSH me fëmijët, gruan, vëllezërit dhe kë të do e bardha zemër O BEHGJET PACOLLI", shkruan kryeministri.