Fatkeqësisht tërmeti që tronditi Shqipërinë mëngjesin e së martës, la pas shumë viktima. Deri më tani rreth 42 njerëz janë identifikuar të vdekur dhe të tjerë ende vazhdojnë të mbeten nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit po bëjnë më të mirën e tyre për t’i nxjerrë të gjallë nga aty dhe më në fund një lajm i mirë është raportuar.

33 vjeçari Adriatik Bode eshtë nxjerrë i gjallë pas 2 ditësh nga rrënojat e hotelit “Mira Marë”. Gjendja e tij shëndetësore duket të jetë e mirë. Ekipet e shpëtimit kanë raportuar se nën të njëjtat rrënoja gjendet dhe një trup tjetër, për të cilin shpresojmë të dalë po ashtu i gjallë.
