Anëtarët e familjes Llapaj, edhe pse banesa e tyre është e shkatërruar nga tërmeti, nuk mund të largohen sepse hasmi ndodhet vetëm 50m nga oborri i tyre. Me thirrjen për ndihmë Sadije tregon për gazetarin e “Abc News”, Andi Qosja se jeton vetëm me 30 mijë lekë të vjetra: “Nuk mund të blej as ilaçe, as bukë, i lutem shtetit të vendosi dorë”, tha ajo.
"Mjekimet shëndetësore i marr njëherë me para ose me ndihma nga njerëzit e mi, sepse më duhen 3 pompa frymarrje të azmës, me duhet korenti i vazhueshëm dhe nuk kam mundësi ekonomike të paguaj. Mes të tjerash ajo tregon se Kryetari i Bashkisë Thumanë nuk i është përgjigjur thirrjeve të saj për ndidhmë, nuk ma hap telefonin", tha Sadija.
"Kur ra tërmeti ishim dhomë dhe mu bllokua dera, kur mbaroi tërmeti dola. Jeta kështu është, do jetojmë në këto kushte, nuk kemi rrugëzgjidhje për ne nuk është interesuar njeri”, është shprehur Sadija. Ajo ka treguar se djali i saj është i pa punë, një student i infermierisë së përgjithshme, por që tashmë e ka lënë shkollën dhe përpiqet të punojë ku të mundet.
