Nga Shqipëria / E Enjte 28 Nëntor 2019, 14:02

I humbi nënës nga duart, nxirret i pajetë Rolejti 7-vjeçar, shtrëngonte fort një vajzë të vdekur

Është nxjerrë i pajetë nga gërmadhat, Rolejt Vata 7-vjeçari që ishte në kërkim. E ëma e shpëtoi vogëlushin duke e nxjerrë nga pallati para se të shembej dhe më pas ishte futur sërish për të shpëtuar pjesëtarët e tjerë të familjes. Mirëpo Rolejti nuk kishte mundur të largohej nga vendi dhe soletat e një tjetër pallati e kishin zënë poshtë.

Ai është nxjerrë në mesnatë nga gëmadhat dhe është gjetur në krahët e një vajze tjetër të vdekur, e cila e kishte shtrënguar fort. Identiteti i vajzës nuk dihet ende.

Nëna e Rolejtit, Ela Vata shpëtoi dhe ndodhet e plagosur, ndërsa gjyshja e vetësakrifikua duke mbrojtur me trup nipin tjetër, Santijanon.

Burimi: dosja.al