Manjola Cakoni e cila doli e gjallë nga rrenojat e tërmetit ka humbur vajzën 15 vjeç dhe bashkëshortin. Motra e Manjolës mes lotëve tregoi për Top Channel nga Spitali i Traumes se e motra nuk e di që ka humbur vajzën dhe burrin.
“Varrimi bëhet sot në orën 1 por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike. Ne nuk i kemi treguar motrës asgjë. Motra ka nje djale dhe nje vajze tjeter ne Angli, ata po qajne dite e nate dhe nuk durojne dot dhimbjen e motres dhe babait qe kane humbur”, tregon ajo.
Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot. Manjola sot në mëngjes ka kërkuar vajzën dhe i kanë thënë se është mirë ndërsa djali tjetër i Manjolës që është në spital nuk di asgjë.
