Tërmeti me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter ka dëmtuar spitalin e Durrësit. Mjekët, pacientët e qytetarët kanë dalë jashtë të alarmuar siç shihet edhe nga video e publikuar nga "Balkanweb". Gjithashtu në video shihet se hyrja e spitalit ka marrë dëmtime të konsiderueshme ndërsa qytetarët të traumatizuar vijojnë të shkojnë në spital për të marrë ndihmën. Policia ka vendosur në spital perimetrin e sigurisë, por pavarësisht kësaj mjekët vazhdojnë punën.
